DYLON

Motocross, aktiviteti që solli spektakël në Kamenicë

Motocross, aktiviteti që solli spektakël në Kamenicë
Avatar photo Redaksia

Qyteti i Kamenicës u shndërrua në qendër të adrenalinës dhe sporteve motorike, ku u organizua gara atraktive e motocross-it në kuadër të aktiviteteve të Kamenica Summer Fest.

Numër i madh i qytetarëve u mblodhën për të ndjekur nga afër performancat spektakolare të motoristëve, të cilët me aftësitë dhe guximin e tyre dhuruan një shfaqje mbresëlënëse.

EkoHigjiena

Gara u karakterizua nga dinamizëm dhe shpejtësi ku çdo paraqitje u përcoll me duartrokitje nga publiku, duke e bërë këtë aktivitet një nga ngjarjet më tërheqëse të festivalit veror.

Në këtë organizim ishte e pranishme edhe nënkryetarja e Komunës së Kamenicës, Arta Bajralija, si dhe Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Afrim Dervishi.

Nënkryetarja Bajralija përgëzoi pjesëmarrësit për paraqitjen dhe kontributin e tyre në organizimin këtij aaktiviteti të suksesshëm ku me këtë rast, ajo ndau edhe çmimet për fituesit të ndara në tri kategori:

Gold

Blerim Aliu

Halit Rexhaj

Valmir Vitia

Bronz

Blend Leci

Blend Sylaj

Albion Vllasi

Silver

Valmir Tahiri

Kushtrim Tërshani

Shaban Gubavci

Komuna e Kamenicës falënderon të gjithë garuesit, organizatorët, Enduro Kamenica, Kenan Krivaqën, si dhe qytetarët që me pjesëmarrjen e tyre kontribuan në suksesin e këtij aktiviteti.

Kamenica Summer Fest 2026 vazhdon me aktivitete të shumta kulturore, sportive dhe argëtuese, duke sjellë gjatë gjithë verës ngjarje të veçanta për qytetarët dhe vizitorët, thuhet në njoftimin e Komunës së Kamenicës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.