Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës sot në vendin tonë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-17°C, ndërsa ato maksimale pritet të jenë ndërmjet 28-33°C.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1–7 m/s. /2LONLINE/
