Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14 deri në 18 gradë Celsius.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Vranësirat në pjesën e dytë të ditës, parashihen të dendësohen dhe si rezultat i këtyre ndryshimeve parashihen reshje shiu të përcjella me shkarkime.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14 deri në 18 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-8m/s. /2LONLINE/
