Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 7 e 10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25 e 29 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimet e ndryshme. /2LONLINE/
