Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Kjo javë në të cilën po hyjmë parashihet të jetë me mot të ndryshueshëm, interval të shkurta me diell, vranët dhe me shi.
Ndërsa, sa i përket ditës së sotme, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot në vendin tonë parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-4m/s. /2LONLINE/
