DYLON

Moti sot dhe në ditët në vazhdim

Avatar photo Redaksia

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka paraparë që në pjesën e parë të ditës do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të dendura të cilat pasdite vende-vende do të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperatura minimale do të lëvizë ndërmjet 11C -13C celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 25C-27C celsius, do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s.

EkoHigjiena

Po sipas IHK-së, të premten do të mbajë mot me diell dhe i ndryshueshëm . Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12C-14C celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 27C -29C celsius. Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s.

Gjatë vikendit do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13C-15C , kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 28C -30C celsius. Do të fryjë erë nga ana e juglindjes e lehtë deri mesatare.

http://botasot.info/lajme/415127/parashikimi-i-motit-per-sot-dhe-ditet-ne-vazhdim/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.