DYLON

Moti në vendin tonë

Moti në vendin tonë
Avatar photo Redaksia

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve të ardhshme, në Kosovë parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me temperatura të ulëta.

Sipas njoftimit të IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-7 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimalet ndërmjet 11.13 gradë Celsius.

EkoHigjiena

Gjatë këtyre dy ditëve të ardhshme parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me riga shiu të cilat do të përfshijnë gjithë territorin e Republikës.

Në viset malore me lartësi mbi 850m mbi nivel të detit do të ketë kushte që reshjet e shiut të shoqërohen edhe me fjolla bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6m/s. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.