(2LONLINE) – Reshjet e dendura të shirave që po bien këto ditë pandërprerë në komunën e Kamenicës, kanë bërë që lumi i qytetit të mbushet I tëri nga të reshurat e shiut. Nga të reshurat e shumta, janë shkaktuar rrëshqitje të dherave përreth rrugëve në disa pjesë të fshatrave të komunës.
Ndërkaq, në fshatin Topanicë nga të reshurat e shumta të shiut, disa të mbjella janë vërshuar nga shirat që dalin nga lumi afër këtij fshati. Moti në komunën e Kamenicës edhe ditën e shtune është me të reshura shiu.(R.H.)