DYLON

Moti në këtë vikend me diell dhe i nxehtë

Moti në këtë vikend me diell dhe i nxehtë
Avatar photo Redaksia

Ja parashikimi i motitit për ktë vikend – 22 & 23 Gusht 2026, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

E SHTUNË – 22 GUSHT

EkoHigjiena

Në Kosovë pritet mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Nuk parashihen reshje.

Temperaturat:

Minimalet: 11°C – 15°C

Maksimalet: 32°C – 38°C

Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe veriperëndimi, me shpejtësi 1–4 m/s, ndërsa lokalisht mund të ketë përforcime të përkohshme.

Kushtet biometeorologjike: Ngarkesë termike e shtuar gjatë mesditës dhe pasdites.

Kushtet agrometeorologjike: Temperaturat e larta dhe moti i thatë do të rrisin nevojën për ujë. Rekomandohet ujitja sipas nevojës.

Indeksi UV: I LARTË – Rekomandohet mbrojtje nga ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell, veçanërisht gjatë mesditës.

E DIEL – 23 GUSHT

Moti do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë, pa reshje. Temperaturat do të jenë më të ulëta krahasuar me të shtunën.

Temperaturat:

Minimalet: 11°C – 16°C

Maksimalet: 29°C – 34°C

Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe veriperëndimi, me shpejtësi 1–4 m/s.

Kushtet biometeorologjike: Më të favorshme se të shtunën, por gjatë mesditës mbetet ngarkesa termike e shtuar.

**Kushtet agrometeorologjike: Mungesa e reshjeve dhe temperaturat e larta do të favorizojnë humbjen e lagështisë nga toka. Rekomandohet monitorimi i nevojës për ujitje.

Indeksi UV: I LARTË – Kujdes nga ekspozimi i zgjatur në diell gjatë orëve me intensitet më të lartë.

Në përgjithësi: Një vikend i nxehtë dhe kryesisht me diell në gjithë Kosovën, me të shtunën më të nxehtë dhe të dielën me një rënie të lehtë të temperaturave. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.