DYLON

Moti në javën e fundit të nëntorit

Moti në javën e fundit të nëntorit
Avatar photo Redaksia

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, java e fundit e muajit nëntor parashihet të jetë kryesisht e qetë. Në mëngjes me ngrica të dobëta, ndërsa gjatë ditës me diell dhe vranësira të pjesshme.

Mjegull parashihet nëpër ultësira dhe rrëzë maleve, ndërsa sa i përket reshjeve ato mund të shfaqen në fundjavë.

Ky muaj deri më tani nuk ka regjistruar reshje sidomos në rrafshin e Kosovës, deri sa në Dukagjin kishte vetëm riga të dobëta shiu dhe tani së fundi u regjistruan edhe reshjet e dobëta të borës në lartësi mbidetare mbi 800m.

EkoHigjiena

Temperaturat minimale gjatë kësaj jave do të lëvizin ndërmjet – 3 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme, por dominues mbetet verilindja ku shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 9m/s. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.