DYLON

Moti në ditët në vijim

Avatar photo Redaksia

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës vlerëson se fushat me presion të ulët atmosferik të cilat kanë përfshirë vendin tonë dhe vendet për rreth kufirit do të jenë të qëndrueshme edhe për 4-6 ditët e ardhshme. “Në këto kushte do të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Vranësirat herë-herë do të shoqërohen edhe me reshje shiu.

Reshjet e kohëpaskohëshme të shiut do të vazhdojnë edhe në javën e ardhshme por që me intensitet më të dobët. Temperaturat maksimale gjatë ditëve në vijim do të pësojnë ngritje të lehta. Do të fryj erë nga ana e veriut dhe veriperëndimit, herë-herë me vrull dhe mesatare”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.