(2L ONLINE) – Fushata e këtij viti, e korrje shirjeve në Komunë ne Gjilanit, do të mbahet në mend për kohëzgjatjen e saj. Moti me shi nuk po e le Gjilanin ta bëjë përmbylljen e kësaj fushate. Kanë mbetur edhe pak hektarë, nëpër zonat kodrinore-malore pa u korrur për shkak të shiut dhe terrenit të butë që po pamundëson kombajnat të futen në ato ara e ta korrin edhe hektarin e fundit me grurë.
Por, autoritetet komunale shpresojnë se nëse nuk ka shi, për 2-3 ditë do t’i japin fund së korruri çdo hektar me grurë dhe të shpallin të mbyllur fushatën e sivjetmë të korrje shirjeve.
Ramiz Ramadani, drejtor i Drejtorisë Komunale të Bujqësisë në Gjilan i ka thënë Portalit Informativ 2L ONLINE, se këtë viti kemi një fushatë të korrje shirjeve më të gjatë se zakonisht. Kryesisht pas datës 25 korrik e deri në fund të korrikut mund të llogaritet përmbyllja e fushatës së korrje shirjeve, por për shkak të motit me shi, ende nëpër disa vise kodrinore-malore, për shkak të konfiguracionit të terrenit, kanë mbet pa u korr edhe pak hektar me grurë, por se besohet për 2-3 ditë do të përmbyllet fushata, natyrisht nëse nuk ka shi, sikur që pat e që shkaktoi edhe vërshime dhe dëme në disa shtëpi e rrugë në Gjilan.
Ndryshe, sivjet janë mbjellë në komunë rreth 2 mijë e 500 hektar me grurë por se sipas Ramadanit, këtë vit do të ketë subvencionime me qëllim të nxitjes për t’u rrit interesimi për të mbjellë grurë dhe shpresohet se për 300 deri në 400 hektar do të mbjellët më shumë.
Sa i përket rendimenteve, këtë vit ka qenë mesatarisht 4 mijë e 600 kg për hektar, por pa u përfshirë edhe të dhënat nga të korrurat në zonat kodrinore-malore, që kësaj here, për dallim prej herëve tjera, mund ta rrisin mesataren, andaj në përmbyllje të fushatës së korrje shirjeve mund të jetë që mesatarja për hektar të shkoi deri në 4 mijë e 800 kg.
Përndryshe, drejtori Ramadani ka kërkuar nga bujqit që për shkak të lagështisë prezente, ata mund të bëjnë lëvrime të cekëta të tokës deri në 10 – 15 cm, e jo t’i djegin hamulloret, sepse ashtu shkatërrohet mikroflora, dëmtohet zbërthim i materieve organike, por edhe shkaktohen dëme për rrethin.
Ramiz Ramadani
Ramadani ka thënë se edhe këtë vit kanë dominuar variete të vjetra të farës së grurit, ato nga Novi Sadi, por se synohet që me politikat që do të aplikohen në vjeshtë të nxitet përdorimi i varieteteve të reja atyre kroate, italiane e franceze, të cilat janë në listën kombëtare, e që po tregohen të suksesshme në rajonin tonë. /2L ONLINE/