Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë vikendit do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius.
Shtypja atmosferike mbetet e lartë, mbi vlerat e normales. Indeksi UV në kufijtë e rrezikshmërisë. Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme, e lehtë deri mesatare.