DYLON

Moti këtë javë

Avatar photo Redaksia

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot dita do të karakterizohet me mot me diell dhe vranësira të pjesshme të cilat nëpër viset malore mund të sjellin riga të izoluara të shiut.

Temperatura minimale do të lëvizë ndërmjet 6C -9C celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 25C -27C celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-4 m/s.

EkoHigjiena

Të martën dhe të mërkuren, do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 26C -28C celsius.

Të enjten dhe të premten parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat do të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.Temperaturat më të ulëta do të lëvizin ndërmjet 7C -9C, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 27C -29C.

Për vikend parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 26C-28C celsius. Do të fryjë erë nga verilindja e lehtë deri mesatare.

Shtypja atmosferike do të jetë mbi vlerat e normales gjatë gjithë javës.