DYLON

Moti këtë javë!

Avatar photo Redaksia

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat e larta që po mbretërojnë në Kosovë do të pësojnë një rënie të lehtë. Sipas IHK-së vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.

“Këto masa të ajrit të cilat kanë origjinë nga veriu i kontinentit do të vazhdojnë të jenë të qëndrueshme edhe për disa ditë, por që vlerat e temperaturave maksimale do të pësojnë rënie të lehta për shakë të reshjeve të shiut të cilat u regjistruan dje dhe sot në pjesën dërmuese të vendit tonë me theks të veçantë pjesën perëndimore ,veriperëndimore dhe jugperëndimore”, thuhet në komunikatën e IHMK-së.

EkoHigjiena

“Pothuaj se gjatë gjithë javës do të mbretërojnë temperaturat e njëjta, maksimalet nga 30-33 gradë celsius, kurse minimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë celsius.

Derisa në viset malore temperaturat maksimale do të jenë nën 29 gradë celsius”.

“Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme, por që dominuese do të jetë verilindja, shpejtësia e së cilës do të arrijë nga 1-9m/s”.

IHK njofton se riga të dobëta dhe të izoluara pritet të ketë nga dita e enjte të cilat do t’i përfshijnë disa lokalitete.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.