Moti i vranët dhe me riga shiu
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot në vendin tonë, do të mbajë mot i vranët dhe me riga shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5 – 7 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-4m/s. /2LONLINE/
