DYLON

Moti i vranët dhe me intervale me diell

Moti i vranët dhe me intervale me diell
Avatar photo Redaksia

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.

EkoHigjiena

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 deri 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1-6m/s. /2LONLINE/