DYLON

Moti i mirë po ndikon në realizimin e projekteve

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Puna e vazhdueshme në asfaltimin  e rrugëve  në fshatra dhe qytet vazhdon  pa pengesa falë motit të mirë që po mbretëron këtyre ditëve . Ditëve  të vikendit u asfaltuan   edhe disa rrugë, në  këto vendbanime : Koretin,Hodonoc dhe në qytetin e Kamenicës, thonë zyrtarë komunal.

Rruga e  asfaltuar te lagja “Makaj” ,si edhe më parë e asfaltuar  te xhamia e re në Koretin  janë realizuar në kuadër të projektit : “ Asfaltimi rrugëve  lokale në qytet dhe fshatra me  pjesëmarrje të MAPL-së, komunës  dhe komunitetit. Gjatësia e rrugës te lagja “Makaj” është 575 m. gjerësia( 4 -3m), varësisht nga gjendja e rrugës . Realizimi i këtij projekti ka kushtuar  28.432,34 euro, komuniteti ka marrë pjesë  me 5.582.00.

EkoHigjiena

Projektit  tjetër  i asfaltimit i  rrugëve në qytet dhe fshatra të financuara nga buxheti komunal  edhe me  pjesëmarrje  të qytetarëve, janë përshirë 21 miniprojekte , ku janë paraparë  284.791,92 euro.

Po ashtu  asfaltimi i rrugëve ”Rexhep Ahmeti” në Kamenicë në  lagjen “ Çamëria” dhe rruga te Haxhi Ilmija në Hodonoc  janë  pjesë e këtij projekti. Gjatësia e rrugës “ Rexhep Ahmeti” është  242 m, gjerësia( 4- 2.50 m). Kjo rrugë ka  kushtuar 12.968,68 euro. Ndërkaq, rruga  në Hodonoc ka një gjatësi prej 68m ndërsa gjerësia 3m.Realizimi   ka kushtuar,3.588,46 euro. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.