Moti për këtë fundjavë në vendin tonë do të vazhdojë të mbetet në ndikimin e masave të ftohta të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit, duke e mbajtur këtë gjendje termike me vlera negative në dy vlerat ekstreme.
“Ngricat do të jenë prezente në gjithë territorin e vendit duke vështirësuar apo rrezikuar pjesëmarrësit në trafik”, thuhet në komunikatën e dërguar nga Instituti Meterologjik i Kosovës.
Pjesa jugore, jugperëndimore dhe juglindore do të jenë më të rrezikuar për shkak të reshjeve që ranë natën e së enjtes.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -10 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë celsius”, thuhet më tej komunikatën e dërguar nga Instituti Meterologjik i Kosovës.