DYLON

Mot shumë I nxehtë dhe me vapë

Avatar photo Redaksia

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, masat e nxehta të ajrit të ardhura nga Afrika Veriore (Shkretëtira e Çadit dhe Nigerisë), do të mbeten të qëndrueshme edhe për ditët vijuese, duke krijuar mot shumë të nxehtë dhe me vapë.

Nëpër disa zona parashihen vranësira, kryesisht rreth relievit malor, ku parashihet edhe ndonjë rigë e dobët.

EkoHigjiena

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 35-38 gradë Celsius.

 Indeksi UV mbetet në vlera ekstreme, prandaj kujdes nga kontakti direkt me rrezet e diellit, sidomos personat në moshë dhe shtresa tjetër e popullatës me sëmundje kronike.

 Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.