Mot me shi, temperaturat do të pësojnë ulje te dukshme
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, moti gjatë ditës, do të shoqërohet me reshje shiu, ku temperaturat do të pësojnë ulje te dukshme.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 11°C, ndërsa temperaturat maksimale deri në 15°C.
Do të fryjë erë nga jugperëndimi, me shpejtësi 1–5 m/s. /2LONLINE/
