DYLON

Mot me pak vranësira dhe kryesisht me diell

Mot me pak vranësira dhe kryesisht me diell
Avatar photo Redaksia

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të rritur atmosferik.

Në këto kushte anticiklonike do të mbajë mot me pak vranësira dhe kryesisht me diell.

EkoHigjiena

Mëngjeset do të jenë relativisht të ftohta edhe për gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit, kështu që në orët e para të ditës dhe gjatë natës parashihen ngrica të cilat do t’i rrezikojnë pjesëmarrësit në komunikacion.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-15 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga juglindja. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.