Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), mot kryesisht me diell dhe relativisht i qetë do të na shoqëroj gjatë dy ditëve të fundjavës. Instituti parashikon se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius. Ndërsa, do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-4m/s.