Mot me diell dhe vranësira të shpërndara
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 33-36 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi deri 8m/s.
