DYLON

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara që gjatë ditës do të intensifikohen

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara që gjatë ditës do të intensifikohen
Avatar photo Redaksia

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot parashihet mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Vranësirat gjatë ditës do të intensifikohen duke bërë që në fusha barike të kemi ndryshime të mëdha.

EkoHigjiena

Kjo situatë meteorologjike do të krijoj kushte që mbi vendin tonë të bie shi i përcjella me breshër dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 deri 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-24gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë në formë stuhie nga drejtimi i verilindjes dhe i veriperëndimit.  /2LONLINE/