Mot me diell dhe vranësira të shpërndara, në mëngjes parashihen ngrica
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës sot në vendin tonë parashihet mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Vranësirat vende – vende mund të sjellin riga të dobëta shiu Në mëngjes parashihen ngrica.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8°C dhe -4°C, ndërsa maksimalet ndërmjet 2°C dhe 6°C.
Era do të fryjë nga juglindja me shpejtësi 1–4 m/s. /2LONLINE/
