Mot me diell dhe vranësira të shpërndara
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Vende-vende, vranësirat mund të sjellin riga të dobëta shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10–13°C, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 24–27°C.
Era do të fryjë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1–6 m/s. /2LONLINE/
