Mot me diell dhe vranësira të shpërndara
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Vranësira më të dendura në zona malore.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s. /2LONLINE/
