Mot me diell dhe vranësira të shpërndara
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot në vendin tonë parashihet mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Në disa zona mund të ketë riga shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-7°C, ndërsa ato maksimale pritet të jenë ndërmjet 16-19°C.
Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1–6 m/s. /2LONLINE/
