Në pesë ditët e ardhshme pritet të mbretërojë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. Të enjten parashikohet të ketë edhe reshje të dobëta të shiut. Temperaturat minimale, gjatë këtyre ditëve, pritet të jenë 5 deri në 9 gradë, derisa maksimalet do të arrijnë 23 deri në 25 gradë celsius.
Sipas IHMK-së, vetëm të hënën temperaturat maksimale gjatë ditës do të arrijnë në 17 gradë celsius.
“Gjatë kësaj periudhe pesë ditëshe parashikohet te mbajë mot me diell dhe vranësira të pjeseshme. Të enjeten ka mundesi që vende- vende të kete riga të dobeta shiu .Këto riga pak sa ma të theksuara pritet të jenë në veri dhe verilindje të vendit. Vlerat minimale të temperaturave gjatë këtyre diteve do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës nga 17 gradë diten e hënë e deri 23-25 gradë Celsius ditëve tjera të javës. Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme, dominues do të jetë drejtimi verior dhe jugperendimor, shpejtesia e së cilës mund të arrijë deri 7m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.