Mot me diell dhe vranësira të cilat vende-vende mund të sjellin reshje të dobëta shiu
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira, të cilat vende-vende mund të sjellin reshje të dobëta shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 7°C, ndërsa temperaturat maksimale nga 15 deri në 19°C.
Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–6 m/s. /2LONLINE/
