Mot me diell dhe pjesërisht i vranët
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot në vendin tonë parashihet mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14°C, ndërsa ato maksimale pritet të jenë ndërmjet 24-30°C.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1–4 m/s. /2LONLINE/
