Mot me diell dhe pjesërisht i vranët
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët.
Vranësirat vende – vende mund të sjellin riga lokale shiu.
Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 17 -20°C, ndërsa ato maksimale ndërmjet 29 dhe 33°C.
Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 6m/s. /2LONLINE/
