Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vendi ynë do të ndikohet nga masat relativisht të ftohta, duke ju afruar vlerave të temperaturave mesatare të muajit që jemi.
Kjo situatë meteorologjike do të kushtëzoj mot kryesisht të vranët dhe vende-vende me riga shiu, ndërsa në viset e larta parashihen fjolla bore.
Borë me intensitet të dobët mund të bie edhe në viset e ulëta, kryesisht në qendër dhe në pjesën veriperëndimore të Dukagjinit, por që përgjithësisht nuk parashihen reshje të dendura të asnjërës formë.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s. /2lonline/