Mot kryesisht me diell dhe stabil

Mot kryesisht me diell dhe stabil

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik.

Në këto kushte do të mbajë mot kryesisht me diell dhe stabil.

Në fushat termike do të kemi rritje graduale, duke bërë që merkuri në termometër të arrijë vlera rreth 35-36 gradë Celsius, deri sa minimalet mbeten po thuaj të ngjashme me vlerat e ditëve të fundit.

 Indeksi UV do të shënoj vlera të rritura që nënkupton rrezik për një shtresë të popullatës që kanë sëmundje kronike, gjithashtu këto vlera të indeksit UV janë të padëshirueshme edhe për njerëzit në moshë, prandaj këshillat e IKSHP që nga ora 09:00-17:00 mundësisht të mos jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit.

Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes. /2LONLINE.com/

KOMENTE