Mot kryesisht me diell
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot do të kemi mot kryesisht me diell.
Vranësirat mund të paraqiten rreth relievit malor.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugperëndimi. /2LONLINE/
