Mot kryesisht me diell
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës sot në vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësira të pakta priten kryesisht rreth zonave malore.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-13°C, ndërsa ato maksimale pritet të jenë ndërmjet 27-33°C.
Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe i verilindjes me shpejtësi 1–6 m/s. /2LONLINE/
