Mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me reshje shiu
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me reshje shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 deri 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-5m/s. /2LONLINE/
