Mot kryesisht i vranët dhe me shi, në viset me të larta parashihet shi dhe borë
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës sot në vendin tonë parashihet mot kryesisht i vranët dhe me shi, në viset me lartësi të mëdha parashihet shi dhe borë.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2°C dhe 5°C, ndërsa maksimalet ndërmjet 6°C dhe 9°C.
Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1–11 m/s. /2LONLINE/
