Mot i vranët, vende-vende me riga shiu
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot parashihet të mbajë mot i vranët, vende-vende me riga shiu.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 2 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5 deri 8 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga verilindja 1-5m/s. /2LONLINE/
