Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot në vendin tonë parashihet të mbajë mot i vranët por me ulje të lehta të temperaturave maksimale dhe shkarkime rrufesh.
Parashihen reshje të intensitetit të ndryshueshëm.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 deri 12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22 deri në 25 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-9m/s. /2LONLINE/