Mot i vranët me intervale me diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot në vendin tonë pritet të mbajë mot i vranët me intervale me diell.
Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga lokale shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7 dhe 10 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 22 deri në 26 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6 m/s. /2LONLINE/
