Mot i vranët me intervale me diell
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës sot parashikohet mot i vranët me intervale me diell.
Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-5 m/s. /2LONLINE/
