Mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot parashihet të mbajë mot i vranët, vende-vende me riga shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 deri 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s. /2LONLINE/
