Mot i vranët dhe me intervale me diell
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës sot parashihet mot i vranët dhe me intervale me diell.
Vranësirat vende-vende do të shoqërohen me riga shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 deri 7gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-7m/s. /2LONLINE/
