Mot i vranët dhe me intervale me diell
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1-5m/s. /2LONLINE/
