Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.
Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijoj kushte për mot të vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat herë–herë do të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit të ndryshueshëm.
Nuk përjashtohen mundësitë edhe për shkarkime rrufesh.
Kjo situatë meteorologjike me mot labil pritet deri ditën e enjte.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s./2lonline.COM/