Mot i nxehtë, temperaturat maksimale deri në 35°C
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës sot parashihet të jetë moti kryesisht me diell dhe i nxehtë.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12°C deri në 17°C, ndërsa maksimalet nga 30°C deri në 35°C.
Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi 1–4 m/s, lokalisht me intensitet më të lartë. /2LONLINE/
