DYLON

Mot i ndryshueshëm, mëngjesi dhe nata me mjegull

Mot i ndryshueshëm, mëngjesi dhe nata me mjegull
Avatar photo Redaksia

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës do të mbajë mot i ndryshueshëm. Në mëngjes dhe gjatë natës pritet të ketë mjegull.

E hëna do të filloj me diell dhe pak vranësira, por nga e marta pritet të kemi kushte tjera meteorologjike, vranësira të dendura të përcjellura me reshje shiu.

Në fushat termike nuk do të ketë ndryshime të mëdha, sidomos në vlerat e maksimaleve, kurse temperaturat minimale parashihen të ulen diku në zero dhe -1 gradë Celsius.

EkoHigjiena

Reshjet e shiut në viset e larta malore mund të shoqërohen me fjolla të borës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-14 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-8 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.