DYLON

(Mos)reagimi në temat e duhura

Avatar photo Redaksia

Shkruan: Naser BERISHA

1. Shpërngulja
Ne, si popull jemi mësuar me dëbime e shpërngulje masive nëpër periudha të ndryshme kohore, duke filluar nga koha e Otomaneve, ashtu edhe në kohën e sundimit serb. Por, të gjitha këto ishin të ndërlidhura me dhune dhe nga represioni nga pushtuesit, dikur për çështje fetare e politike, e me pas edhe ekonomik, por përsëri me prapavi politike, ku si qëllim përfundimtar i pushtuesit, ishte zbrazja e trojeve Shqiptare e me pas kolonizimi i tyre me ardhacak pushtues nga rajonet e tjera. Kurse tani për herë të pare shqiptarët po ikin nga vete shqiptaret dhe, ekskluzivisht për çështje ekonomike. Ky mbase është një reagim natyral e normal njerëzor, që për qëllim e ka mbijetesën sociale!

EkoHigjiena

Unë jam i bindur se askush nga këta, nuk e fillon këtë aventurë me arsyen se në Kosovë e ka vetëm një makinë Golf 2, kurse dëshira dhe qëllimi i tij është që të ngas një BMW; askush nuk i merr aq lehtë mbi vete ato sjellje dhe poshtërime çnjerëzore nga policet serb në kufi dhe pastaj nga ata hungarez në kampet e transitit nga dëshira apo se është mazohist, ose ngase atij ja ka ëndja për një trajtim të tillë! Jo, ngase në ca raste ky tundim po përfundon në fatalitet, rrugës për mbijetesë dhe shpresa për një jetë më të mirë.

Nëse e merret për bazë mundësia e një personi nga vendet e Ballkanit për marrjen një lejeqëndrim në BE, e cila në bazë të statistikës së entit gjerman për emigrim i bie diku rreth 0.05%, dhe nëse kjo pastaj përkthehet me zhargonin portalesk në autobus, kjo i bie që nga 4 autobusë me nga 50 veta, vetëm një person ta gëzoj këtë privilegj! Kjo tregon se sa i madh është dëshpërimi dhe sa e vogël është shpresa për një të ardhme më të mirë në atdhe.

Zatem kjo shpërngulje e fundit, ndodhë pikërisht pas krijimit të qeverisë me 21 ministra e afër 70 zv. ministra, si dhe me lokomotiva plotë të mbushura me këshilltar, shoferë e zyrtare e sekretar të “lartë”, nuk mund të jetë një rastësi. Pikërisht kjo përbërje e këtyre forcave në pushtet, e vrau shpresën e shumë njerëzve, të cilët duruan dhe i besuan fjalëve të djeshme të kryeministrit të sotshëm, për një ndryshim më thellë e më të mirë në qeverisjen e vendit, për një Kosovë ndryshe! Gjë e cila nuk ndodhi. Pikërisht kryeministri i ri besimin e tyre, e ktheu rrugës për të zënë karrigen e të tij të re. Mbase ca „gojëkëqinjë“ thonë se kryeqeveritari aktual nuk bëri asgjë më ndryshe se sa çfarë ka bërë gjatë gjithë jetës se tij, ndjeku intuitën e vet si kameleon politike i të gjitha sistemet politike, të cilave u shërbeu me zell dhe përkushtim, ku si qellim parësorë e kishte pozitën edhe mbijetesën tij, pa marr parasysh çmimin, faturën e të cilës ai vet kur nuk e pagoi, por e paguan të tjerët, dhe në rastin tonë e gjithë Kosova.

E si të mos jetë ndryshe, aty ku varfëria, mjerimi janë përditshmëri dhe ku servilizmi, meritokracia si dhe egocentrizmi e përmbysin arsyen e shëndosh, për shumë të rinj shtegu i vetëm daljes nga ky rreth vicioz, mbetet rruga me një tunel, por kësaj here pa dritë në fundin e tij.

2. Rreth xixave dhe por(n)taleve tona
Fenomeni tjetër i kësaj kohe është shpërqendrimi i qëllimshëm i vëmendjes të opinionit nga problemet reale, duke drejtuar raportimin ditor tek lajmet banale, në ketë drejtim shohim disa por(n)tale, duke u marr me gjëra dytësore.

Sa për ilustrim si p.sh. ndriçimi apo mos ndriçimin e qytetit të Prishtinës, të shoqëruara me paralelizma etiketuese të kryetarit të Prishtinës si islamist, e anti-krisht, pasi që ky i fundit nuk na deshka që të kremtohen Krishtlindjet dhe ndërrimi i motit me zbukurime në qytet.

Hipokrizia në gëzofin e „gazetarit“ portalesk s’paska fund! Nëse në njërën anë apelohet tek krijimi i një mjedisi së paku viziv në kryeqytet, ngjashëm me ato qytetet e perëndimit, ngase për nga vlerat jemi diku në shekullin e 18-të, nuk shkon që në anën tjetër, po të njëjtat por(n)tal të akuzojnë për islamist e anti-perëndimor, mbase edhe duke i „dekoruar“ këto lajme dhe fotot nga privatësia dhe shtëpia e kryetarit në fjalë! A thua edhe një gjë e tillë është dekor festiv i ndonjë të përditshme të zakonshme në perëndim? Natyrisht se jo, as me kodeks të shtypit, por edhe më pak me atë ligjor dhe moral!

Një gjë është e sigurt, vlerat properëndimore nuk maten me fuqinë e ndriçimit të xixave dhe llambave në shesh, dhe as me kollare e kostume kineze mbi trupin e zyrtarëve qeverisës, por edhe më pak me makina dhe luks të tepruar të një pakice të shoqërisë, këtë më së miri e di Shpendi, si është njeri nga personat më pro-perëndimoret në Kosovë. Vlerat perëndimore maten me sundim të ligjit, me thjeshtësinë në paraqitje, me kursim të parasë publike, me mirëqenie sociale dhe me trajtim të barabarët për të gjithë, me punë profesionale dhe, sidomos me ekzistencën një media të pavarur nga pushteti dhe klanet rreth tyre.

Por, përderisa këto por(n)tale përqendrohen tek nishani i tyre kryesor, pra tek sulmi pabazë të çdo vendimmarrje të Shpendi, pa argumentim dhe arsye, sipas motos “hyp se të vrava, zhdryp se të vrava”, dhe përderisa 8 nga 10 lajmet e tyre ditore përbëhen nga këndvështrimi prej hamshori ndaj hijeve banalisht të ekspozuara të „Kallashin & Co.“, nuk do mend se edhe një ditë jo vetëm rinia, por mbase të vdekurit do të „rizgjohen“ si „zombi“, dhe të marrin rrugën për në tokën e premtuar… /2L ONLINE/